Senatorja franceze Esther Benbassa, duke reaguar ndaj senatorëve që mbështesin projektligjin “separatist” i cili po diskutohet në Senat, theksoi se muslimanët nuk po lejohen të jetojnë në mënyrë normale dhe se çdo gjë është subjekt i kritikave dhe përjashtimeve, transmeton Kosova Post.
Senatorja Benbassa nga Partia e të Gjelbërve (EELV) ka bërë deklarata lidhur me projektligjin në fjalë.
“Çfarë kërkoni nga muslimanët? Këtë dua të di. Kur nuk është problem mbulesa e shamia, bëhen problem rrobat e plazhit (hixhab) për muslimanët. Kur nuk është problem mbulesa, bëhet problem hallalli. Dhe kur nuk është problem hallalli bëhet problem diçka tjetër”, tha Benbassa.
“Nuk i lejoni të jetojnë (në mënyrë normale muslimanët). Për ju çdo gjë është subjekt i kritikave dhe përjashtimeve. Deri kur do të vazhdoni të silleni në këtë mënyrë?”, u shpreh gjithashtu Benbassa, e cila vuri në dukje se muslimanët nuk duan të jetojnë të ndarë.
Projektligji i miratuar më 16 shkurt në parlamentin kombëtar, vazhdon të diskutohet në Senat. Projektligji pas votimit në Senat do të votohet për herë të dytë në parlament.
Ky projektligj shkaktoi kritika me arsyetimin se tjetërson muslimanët.(AA)