Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kritikuar ashpër reagimin e Brukselit ndaj funeralit të gjeneralit të dënuar për krime lufte, Ratko Mladić, duke akuzuar Perëndimin se po përpiqet t’i imponojë popullit serb një “pendim kolektiv kombëtar”, përcjell Kosova Post.
“Perëndimi po bën gjithçka që mundet për të nxjerrë një lloj pendimi kolektiv kombëtar nga serbët. Serbët nuk kanë për çfarë të pendohen.” – Maria Zakharova
Zakharova deklaroi se Brukseli po përpiqet ta nënshtrojë Serbinë për shkak të ngjarjeve tragjike që lidhen me shpërbërjen e Jugosllavisë, duke pretenduar se “një pjesë e përgjegjësisë u takon kryeqyteteve perëndimore të përgjakshme”.
Si gjithmonë, në momentet kur Serbia përballet me kritika për të kaluarën e saj, mbështetja politike dhe propagandistike nga Moska nuk mungon. Kësaj radhe, zëri i Kremlinit vjen përmes Zakharovës, në mbrojtje të Serbisë dhe përmes relativizimit të përgjegjësive për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.


























