Se Serbia nuk është distancuar asnjëherë nga e kaluara kriminale kjo dëshmohet në vazhdimësi, shkruan KosovaPost.
Një raport i ngushtë i politikës aktuale të Serbisë dhe krimineleve serb të luftës asnjëherë nuk ka munguar e këtë e dëshmon edhe një fotografi.
Kjo imazh është shkrepur në paradën kundërkushtetuese të Dodikut.
Në fotografi shihen, në zonën VIP, Ivica Daçiq, ministër i punëve të jashtme, djali i të dënuarit për krime lufte Ratko Mlladiq, Darko Mlladiq, dhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq./KosovaPost/