Meqenëse Bashkimi Evropian vendosi katër zyrtarë rusë në listën e sanksioneve më 2 mars për arrestimin e udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny, Serbia ka qenë nën presion të vazhdueshëm për t’u bashkuar këtij vendimi evropian, transmeton Kosova Post.
Sipas burimeve të “Novosti”, zyrtarët serb në disa raste janë sugjeruar se do të ishte mirë që Beogradi, si një kandidat për anëtarësim, të ndjekë politikën e jashtme të Brukselit në këtë rast, por Presidenti Aleksandar Vuçiq kishte refuzuar.
Ky refuzim i Vuçiqit i cili mbron pozicionet strategjike të shtetit përballë negociatave mbase fatale për statusin e Kosovës, ndoshta nuk do të mbetet pa u vënë re. Sepse, siç pritej, kjo do të shërbejë gjithashtu si një alibi e mirë për vendet perëndimore që të vazhdojnë të bëjnë presion personalisht mbi Beogradin dhe Vuçiqin, siç nënkuptohet edhe në raportin e fundit të miratuar nga Parlamenti Evropian për Serbinë.
Analisti Dragomir Andjelkoviq thotë për gazetën tonë se presioni mbi Serbinë mbi çështjen e Rusisë është konstant dhe ky presion nuk duhet pritej të shtohet vetëm pse vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia e Veriurt e Shqipëria e kanë mbështet vendimin e sanksioneve.
“Vendet perëndimore e kuptojnë që ne kemi çështjen e Kosovës, të cilën nuk e kanë këto vende të tjera në rajon, dhe se ne nuk do të vendosim sanksione ndaj Moskës. Na duhet mbështetja e Rusisë për të mbrojtur integritetin tonë territorial. Nëse do të bashkoheshim me sanksionet, do të ishte një tradhti, sepse nuk do të kishim më një vend që mbron hyrjen e “Kosovës” në Kombet e Bashkuara, dhe kjo do të ishte një lëvizje e drejtuar kundër vetvetes”, ka thënë Angjelkoviq.
Ndryshe, BE njoftoi të martën se vendet e rajonit tonë – Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria (të tre kanë statusin e kandidatëve për anëtarësimin në BE), si dhe Ukraina, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia – u bashkuan me vendimin e tyre.
“Këto vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit. Ne e mirëpresim atë”ka deklaruar Josep Borel, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.sh.o. /Kosova Post/