Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur mirënjohje publike ndaj Kosovës për bashkëpunimin në çështjet e migracionit, transmeton KosovaPost.
Në një deklaratë të publikuar nga Ambasada, u theksua se Kosova është vendi i parë në Evropë që ka pranuar të strehojë shtetas të vendeve të treta që janë larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky veprim është konsideruar nga SHBA si një dëshmi e fortë e partneritetit me Kosovën në fushat e sigurisë dhe menaxhimit të migracionit.