Shtetet e Bashkuara i kanë të gjitha pritshmëritë që Izraeli do ta pranojë propozimin për armëpushim nëse Hamasi e pranon fillimisht atë, ka thënë një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
Një marrëveshje e tillë do të niste me një pushim gjashtëjavor të gjendjes së luftës në Gaza, raporton BBC-ja.
Plani trepjesësh i zbuluar nga presidenti Joe Biden javën e kaluar po ashtu parasheh një rritje të ndihmës humanitare, si dhe një shkëmbim pengjesh për të burgosur palestinezë para një fundi të përhershëm të luftës.
Propozimi, sidoqoftë është pritur me kundërshti nga disa prej anëtarëve opozitarë në Izrael.
Negociatat vijnë pasi që luftimet po vazhdojnë në Rafah, që u godit në mënyrë intensive nga sulmet izraelite gjatë fundjavës.


























