Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin rekomandimet e Komisionit Evropian për zgjerimin e BE-së.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një postim në ‘X’.
“Ne mbështesim fuqimisht procesin e zgjerimit të udhëhequr nga BE-ja dhe inkurajojmë vendet kandidate dhe aspirante që të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të realizuar potencialin dhe të ardhmen e tyre të plotë në Evropë”, ka shkruar ai.
Ndryshe ditë më parë Komisioni Evropian miratoi dhe publikoi paketën e zgjerimit dhe raportet vjetore të progresit, ku përgjithësisht vlerësohet bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve të shteteve të rajonit me BE-në në fushën e politikës së jashtme, me përjashtimin e Serbisë e deri diku, edhe të Bosnje e Hercegovinës, si dy vendet me nivelin më të ulët të përshtatjes me qëndrimet e bllokut në fushën e politikës së jashtme.


























