Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Policia në kërkim të një personi që dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj

    Protesta në Prishtinë, mund të ketë vonesa në qarkullimin e autobusëve

    Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Muhamet Lika

    Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

    Lajm fantastik: Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

    PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

    Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

    U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksiďent

    Balaj: Specialja, jo vetëm që na barazoi me Serbinë, na nxori një oktavë më keq

    “Drejtësi e komanduar nga jashtë”/ Paralajmërimi i Abdi Baletës për Gjykatën Speciale

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

SHBA, Trump shtyn hyrjen në fuqi të tarifave edhe ndaj Kanadasë

04 Shkurt 2025, 8:46
në Botë
SHBA, Trump shtyn hyrjen në fuqi të tarifave edhe ndaj Kanadasë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump shtyu për një muaj hyrjen në fuqi të tarifave prej 25% për eksportet nga Meksika dhe Kanadaja, pasi bisedoi me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Sheinbaum tha se do të dërgojë 10,000 trupa të Gardës Kombëtare në përpjekje për të frenuar rrjedhën e fentanilit në SHBA.

“Meksika do të përforcojë kufirin verior … për të ndaluar trafikun e drogës nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, në veçanti fentanylin,” postoi Presidentja Sheinbaum në platformën X pasi bisedoi me zotin Trump. “Shtetet e Bashkuara angazhohen të punojnë për të ndaluar trafikimin e armëve me precizion të lartë në Meksikë.”

Udhëheqësja meksikane shtoi se dy vendet do të vazhdojnë bisedimet për sigurinë dhe tregtinë dhe se “tarifat janë vënë në pauzë për një muaj duke filluar nga sot”.

Trudeau tha se Kanadaja do të vendosë teknologji dhe personel të ri përgjatë kufirit të saj me Shtetet e Bashkuara për të ndaluar rrjedhën e fentanilit.

“Sapo pata një telefonatë pozitive me presidentin Trump,” tha kryeministri Trudeau në X. “Tarifat e propozuara do të ndërpriten për të paktën 30 ditë ndërsa ne punojmë së bashku.”

Nuk pati ndonjë konfirmim të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë, por Trump u tha gazetarëve se një telefonatë me zotin Trudeau shkoi “shumë mirë”.

Më pas, presidenti Trump tha në platformën e tij “Truth Social” se “këta ushtarë do të dislokohen posaçërisht për të ndalur fluksin e fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë”.

Udhëheqësi amerikan tha se në muajin e ardhshëm të dy vendet do të përpiqen të negociojnë një “marrëveshje”. Ai tha se Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe sekretari i Tregtisë Howard Lutnick do të takohen me zyrtarë meksikanë të nivelit të lartë.

Zgjidhja e mosmarrëveshjes SHBA-Meksikë lidhur me tarifat të paktën për një muaj, erdhi pasi i Trump foli gjithashtu me kryeministrin kanadez Justin Trudeau për tarifën prej 25% që ai planifikonte të vendoste ndaj eksporteve kanadeze në SHBA në mesnatën e së hënës.

Si Sheinbaum ashtu edhe Trudeau, që përfaqësojnë dy nga tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së së bashku me Kinën, kishin protestuar ndaj planeve të Trump për vendosjen e tarifave dhe ishin zotuar se do të hakmerreshin.

Presidenti Trump goditi Kinën me një rritje prej 10% të tarifave dhe Pekini tha se do të paraqiste një protestë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Trump e pranoi të dielën se tarifat e reja ndaj tre partnerëve më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së mund të kenë pasoja tek amerikanët që po vuajnë pasojat e çmimeve të larta nga inflacioni për artikujt ushqimorë, karburantin, automjtetet dhe mallra të tjera konsumi, por tha se rritja e tarifave ia vlente për të forcuar interesat e SHBA-së.

Presidenti Trump i justifikoi tarifat e reja duke pretenduar se të tre vendet nuk po bënin përpjekje të mjaftueshme për të ndaluar emigrantët pa dokumente dhe rrjedhën e fentanilit në SHBA.

Sondazhet në SHBA tregojnë se zhgënjimi i konsumatorëve për rritjen e çmimeve gjatë katër viteve të fundit ishte një faktor kryesor në fitoren e Trump në zgjedhjet e nëntorit ndaj demokrates Kamala Harris. Presidenti Trump e ka pranuar se nuk do të jetë e lehtë të vihen nën kontroll çmimet e larta të ushqimeve.

Trump vendosi një tarifë të re për importet e energjisë nga Kanadaja në 10%, me sa duket në përpjekje për të kufizuar një rritje të çmimeve të karburantit dhe energjisë elektrike.

Trudeau tha të shtunën se vendi i tij do të kundërpërgjigjet me 25% për qind tarifa për mallrat amerikane me vlerë 106.6 miliardë dollarë, me një raund të parë të martën pasuar nga një i dytë pas tre javësh.

Krerët e disa provincave kanadeze kanë njoftuar tashmë veprime kundërpërgjigjëse, të tilla si ndalimi i menjëhershëm i blerjeve të pijeve alkoolike në SHBA, dhe më konkretisht lëngun e portokallit të prodhuar në Florida, uiskin në Tenesi dhe kremin e kikirikut në Kentaki, tre shtete ku Trump fitoi në zgjedhjet e nëntorit të kaluar.

Përpara bisedës me Trump të hënën, presidentja Sheinbaum e Meksikës tha se ajo kishte udhëzuar ministrin e saj të ekonomisë që të “zbatonte planin B”, i cili përfshin “tarifa dhe masa të tjera në mbrojtje të interesave të Meksikës”.

Eksportet amerikane në Meksikë arritën në vlerën mbi 322 miliardë dollarë në vitin 2023, ndërsa SHBA importoi produkte meksikane me vlerë më shumë se 475 miliardë dollarë.

Kina denoncoi tarifat e reja për eksportet e saj. Pekini tha se do t’i sfidojë ato në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe do të kundërpërgjigjet, por pa dhënë hollësi.

Në vitin 2023 SHBA kishte një deficit tregtar prej 279 miliardë dollarësh me Kinën, shifra më e lartë mes partnerëve të saj tregtarë.

Ministria e Tregtisë e Kinës tha në një deklaratë se masa e Trump “shkel rëndë” rregullat e tregtisë ndërkombëtare, duke i kërkuar SHBA-së që të “angazhohet në dialog të sinqertë dhe të forcojë bashkëpunimin”. VoA

Etiketat: Donald TrumpKanadameksikaTarifat
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Gjykata tregtare amerikane bllokon tarifat e Trumpit

1 vit më parë
‘Bëhuni shteti ynë i 51’, Trump: Kushti nëse Kanadaja do jetë pjesë e ‘kupolës së artë’

Sulmet vde*kjeprurëse në Ukrainë, reagon ashpër Trump: Putin po luan me zjarrin

 Kër*cënimet e Trump, Mbreti Charles vizitë në Ottawa: Kanadaja nuk është në shitje

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH