Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen edhe me armë sulmi, kjo më shqetëson

    Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen edhe me armë sulmi, kjo më shqetëson

    Venezuela i përgjigjet Trumpit, pas paralajmërimeve për mbylljen e hapësirës ajrore

    Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevojë për ndihmë për rrëzimin e dronëve iranianë është Zelensky”

    Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

    Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

    Shqipe Mehmeti Selimi uron Rexhep Selimin për ditëlindje nga Haga: “Kemi shumë mall dhe krenari për ty”

    Shqipe Mehmeti Selimi uron Rexhep Selimin për ditëlindje nga Haga: “Kemi shumë mall dhe krenari për ty”

    Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran

    Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran

    Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeveritar, projekte të mëdha e punë të mira na presin

    Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeveritar, projekte të mëdha e punë të mira na presin

    15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

    15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

    Lansohet aplikacioni për deklarim të adresës së shtetasve të huaj në Kosovë

    Lansohet aplikacioni për deklarim të adresës së shtetasve të huaj në Kosovë

    Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

    Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

SHBA zgjedhjet: A ka Evropa partner bisedimesh për Trump-in?

04 Nëntor 2024, 9:42
në Botë
SHBA zgjedhjet: A ka Evropa partner bisedimesh për Trump-in?
Share on FacebookShare on Twitter

Në presidencën e parë Donald Trump kërkonte bisedime bilaterale me shtetet e Evropës. Në rast se do të rizgjidhet, ai do ta dobësonte BE-në e me të edhe NATO-n. Kush mund të ndërmjetësojë midis Trumpit dhe Evropës?

Nëse Donald Trump do të fitojë zgjedhjet më 5 nëntor, kursi i tij i konfrontimit me partnerët europianë mund ta trazojë strukturën politike dhe atë të politikës së sigurisë në BE dhe në NATO. Kush mund të ndërmjetësojë në një rast të tillë? Në BE po lakohen emrat e disa politikanëve si partnerë bisedimesh për Trumpin nëse ai do të jetë presidenti i ri i SHBA-së.

Nëse bëhet fjalë për sfidat e politikës së sigurisë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konsiderohet si zgjedhja e parë. Por edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti polak, Andrzej Duda duke qenë të së njëjtës linjë partiake janë pozicionuar si aleatë të Trumpit.

Mark Rutte: Një pro-evropian që mund të influencojë tek Trump

Të paktën tre burime të nivelit të lartë nga NATO, që nuk duan të citohen me emër, i kanë pohuar DW-së, se Rutte si kryeministër i Holandës (2010 deri më 2024) gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trump ka pasur një raport të mirë me të. Pikërisht kjo ka qenë edhe njëra prej arsyeve, përse Rutte u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, për ta përgatitur aleancën mbrojtëse ndaj një kthimi të mundshëm të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Mark Rutte njihet, që mund të ndikojë tek Trump, por ai mund të qendrojë edhe i palëkundur, nëse është e nevojshme, qoftë në bisedime bilaterale ashtu edhe në samitet e NATO-s, thotë ish-zëvendëssekretari i përgjthshëm i aleancës Camille Grand, sot ekspert për politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes pranë European Council on Foreign Relations.

Kur Trump më 2018 kërcënoi në samitin e NATO-s, se SHBA do të largohet nga aleanca, nëse Evropa nuk i rrit shpenzimet për mbrojtjen, ishte Rutte ai që gjeti rrugëdalje nga situate. Ai i vuri në dukje me rafinesë ish-presidentit atëherë, se shpenzimet e mbrojtjes – falë Trump – ndërkohë do të rriten.

Ian Lesser, drejtues i zyrës së Brukselit të German Marshall Fund of the United States (GMF), thotë, se Rutte mund t’i transmetojë Trumpit një “mesazh më të mirë për ndarjen e peshës” brenda aleancës: 23 nga 32 vendet anëtare të NATO-s, ndër to peshat e rënda si Franca dhe Gjermania, do ta arrinin e madje edhe mund ta tejkalojnë qysh këtë vit kuotën vjetore të shpenzimeve për mbrojtjen në nivelin e dy përqind të produktit bruto në vend. Në këmbim Rutte do të kërkojë nga Trump garanci lidhur me ndihmat për Ukrainën dhe vazhdimin e angazhimit të SHBA-së në NATO.

Trump ka kërcënuar jo vetëm me ndërprerjen e ndihmave për Ukrainën, por edhe se do ta inkurajojë presidentin e Rusisë Vladimir Putin, që të bëjë “çfarë të dojë” me aleatët e tij. Ish-këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, John Bolton, mendon, se Trump madje mund ta nxjerrë SHBA-në nga NATO. Ndërsa eksperti Lesser thotë, se: “Rutte pret që qëndrimi i Uashngtoni të jetë I parashikueshëm, veçanërisht në sfondin e luftës ruse.”

Viktor Orban: “Trump para Trump-it”

Rutte është në garë me Viktor Orban. Kryeministri hungarez në korrik pas vizitave në Pekin, në Kiev dhe në Moskë në një “mision paqeje” u takua edhe me Trump-in. Atje ai u paraqit si ndërmjetësues i BE-së për dhënien fund luftës ruse në Ukrainë.

Kur rivalja demokrate e Trump-it Kamala Harris në shtator tha, se kryetarët e shteteve dhe të qeverive në botë “qeshin” me ish-presidentin, Trump duke iu kundërvënë përmendi raportet e ngushta me Orbanin dhe e vlerësoi atë si një kryeministër i fortë, këmbëngulës dhe i mençur i Hungarisë.

Zsuzsanna Vegh, analiste pranë German Marshall Fund of the United States (GMF) për Evropën Qendrore, tha, se Orban me kontaktet e tij me Trump në radhë të parë synon të forcojë prestigjin e vet dhe imazhin si një personalitet drejtues i rëndësishëm ndërkombëtar: “Fitorja e Trump-it mund ta inkurajojë edhe Orbanin që të vazhdojë rrugën e autokracisë në vendin e tij”, tha Vegh, e kësisoj Orbani “do të minonte edhe më tej kredibilitetin e BE-së si një bashkësisë e demokracive”.

Ekspertët besojnë, se një politikë armiqësore e Orbanit kundër migracionit dhe komunitetit LGBTQ+- e bën atë të preferuar tek mbështetësit MAGA të Trumpit. Ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon, e ka quajtur kryeministrin hungarez “Trump para Trumpit”. Orban është një aleat i ngushtë i presidentit, rus Vladimir Putin dhe është kundër mbështetjes për Ukrainën nga BE-ja. Vëzhguesit druajnë, se ai mund të influencojë tek Trump duke i folur atij mbi përfytyrimet e Kremlinit.

Ndonëse kërkesat e Orbanit për armëpushim dhe bisedime përputhen me interesat e personave amerikanë të kontaktit që ai ka dhe në rrethanat aktuale edhe me interesat e Rusisë, analistja Vegh, megjithatë thekson: “Kam dyshim, nëse presidentit Putin i duhet kryeministri hungarez për t’u angazhuar për të në Shtëpinë e Bardhë.”

Edhe pse Orban mund të jetë me Trump-in një “shok ideali”, thotë eksperti Lesser drejtor i GMF, Mark Rutte është në fakt “partner strategjik bisedimesh”, i cili angazhohet për interesat e sigurisë së NATO-s dhe ka një influencë më të madhe.

Duda dhe Meloni potencialisht si ndërmjetësues

Të tjerë partnerë bisedimesh për BE-në që janë në të njëjtën linjë me Trump dhe Orban sa i përket politikës së migracionit, janë në fakt në anën e Ruttes lidhur me çështjet strategjike. Presidenti polak Andrzej Duda i partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) është takuar në prill me Donald Trump. Sipas njoftimeve ai e ka bindur republikanin, se partia e tij të zhbllokojë në kongresin ë SHBA-së një paketë ndihme prej 60 miliardë dollarë për Ukrainën.

“Në sfondin e pozicionit strategjik të Polonisë në krahun lindor të NATO-s ruajtja e marrëdhënieve solide më SHBA-në konsiderohet si vendimtare për sigurinë kombëtare, pavarësisht nga përkatësia politike”, i shkruan DW-së, Maciej Tyburski nga Thinktank-u “Warsaw Institute”. Ndonëse PiS dhe republikanët, bashkë me Trump-in, ideologjikisht janë shumë afër, rëndësia e marrëdhënieve amerikano-polake vlerësohet më shumë prej spektrit tërësor politik.

Edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni konsiderohet nga kolegët e partisë së saj si një partnere perfekte bisedimesh për Donald Trump në rast se ai fiton zgjedhjet. Disa anëtarë të partisë ekstreme të djathtë Vëllezërit e Italisë (FdI) janë takuar ndërkohë me ish-presidentin e SHBA-së. Deputeti i FdI-së Antonio Giordano në korrik mori pjesë në kongresin e republikanëve në Milwaukee. Financial Times në një intervistë në shtator ai i tha, se Meloni është “partnerja e natyrshme e bisedimeve” për Trump, nëse “ai do të kuptojë, se si duhet të komportohet më mirë me Europën”.

Ndonëse Meloni vet nuk mbështet në zgjedhjet e SHBA-së as Trump dhe as kandidaten demokrate Kamala Harris, afërsia e saj me Elon Musk që pas një takimi në janar 2023 është konsideruar nga disa vëzhgues si shenjë e preferencës së saj për ish-presidentin. Multimiliarderi Musk konsiderohet si një ndër përkrahësit më të njohur të fushatës së elektorale të Trumpit. Filippo Simonelli nga Instituti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, i tha DW-së, se Meloni mund të përpiqet, të jetë si një ndërmjetësuese midis krahut të djathtë të skenës politike evropiane dhe Komisionit të BE-së drejtuar nga Ursula von der Leyen, “që gjithnjë e më shumë po orientohet djathtas.” Si e tillë ajo mund të pozicionohet edhe si ndërmjetësuese midis SHBA-së dhe institucioneve të BE-së.

Afërsia ideologjike e saj me Trump megjithatë nuk do të thotë, se Meloni e ka humbur nga vëmendja kërcënimin nga Rusia, thotë drejtori i GMF, Lesser: “Ajo është një transatlantike e bindur.” Shpesh Meloni e ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën dhe me këtë ka fituar respekt në Bruksel. Ashtu si edhe Duda, Meloni vlerëson rëndësinë e NATO-s si një aleancë mbrojtjeje për Evropën.

Trump mund të mobilizojë ekstremistët e djathtë në Evropë

Sipas disa analistëve politikë sukseset e bisedimeve të politikanëve të djathtë me një president të ri Trump në SHBA, mund t’i japin një hov të djathtëve evropianë duke i normalizuar në njëfarë mënyre lëvizjet e tyre në BE. Comfort Ero, drejtuese e Thinktank-ut International Crisis Group, vëren në një artikull të publikuar së fundi, se një qeveri e dytë Trump “mund të forcojë moralin e politikanëve të djathtë evropianë, që punojnë kundër një Europe më të fortë dhe më të integrua “.

Po ashtu përpjekjet e Trump-it, për të negociuar bilateral me anëtarët e BE-së dhe të NATO-s, sikurse ka vepruar gjatë mandatit të parë, mund t’i dobësojnë këto institucione. Politika e paparashikueshme e jashtme e Trumpit, preferenca e tij për akorde afatshkurtra dhe mospërfillja e tij për multilateralizmin do t’ia vështirësonin BE-së me 27 vende anëtare pozicionimin ndaj tij, shkruan Ero: “Politikanët evropianë druajnë, që një presidencë e dytë Trump mund të jetë një sprovë për unitetin brenda BE-së.”

“Orban, Meloni dhe Duda janë së paku në çështjet e politikës së brendshme aleatë me Trump-in dhe me siguri do të përpiqen që ta shfrytëzojnë këtë aleancë”, thotë eksperti i sigurisë Grand. “Kjo përçarje lidhur me pozicionimin evropian kundrejt administratës së mundshme Trump nuk u ndihmon interesave europiane dhe NATO-s, sepse bilateralizmi i raporteve të sigurisë me SHBA-në afatgjatë mund ta minojë NATO-n.”

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen edhe me armë sulmi, kjo më shqetëson

Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen edhe me armë sulmi, kjo më shqetëson

21 minuta më parë
Venezuela i përgjigjet Trumpit, pas paralajmërimeve për mbylljen e hapësirës ajrore

Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevojë për ndihmë për rrëzimin e dronëve iranianë është Zelensky”

30 minuta më parë
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

37 minuta më parë
Trump u bën presion aleatëve për të siguruar Ngushticën e Hormuzit

Trump u bën presion aleatëve për të siguruar Ngushticën e Hormuzit

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH