Demokratet evropianë ka dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe Snežana Paunović për “spastrim entik” në Kosovë.
Sipas tyre deklarata e ministres serbe është tronditëse dhe legjitimon politikën e Millosheviqit.
Në deklaratën e sekretarit të EDP-së, i bëhet thirrje Vuçiqit që ta shkarkojë ministren.
Pretendimi i ministres serbe Snežana Paunović se ajo do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” është tronditës dhe krejtësisht i papranueshëm. Ai përbën një miratim të hapur të dëbimit me forcë, përndjekjes dhe krimeve kundër njerëzimit, duke legjitimuar njëkohësisht pikërisht politikën për të cilën Slobodan Milošević u padit. Presidenti Aleksandar Vučić duhet t’i dënojë pa mëdyshje këto deklarata dhe të sigurojë shkarkimin e saj të menjëhershëm”, tha Sandro Gozi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane (EDP).Serbia nuk mund të pretendojë me besueshmëri se është e përkushtuar ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërkohë që anëtarë të qeverisë së saj ringjallin retorikën dhe ideologjinë e epokës së Miloševićit”, thuhet ndër të tjera.
Deklarata e ministres serbe është dënuar dhe nga Bashkimi Evropian.
Ndërsa, Kosova ka shpall person “non grata” ministren serbe.
Ajo në një intrevistë ka thënë, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviq, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
Në Serbi, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, ka kërkaur shkarkimin e ministres.


























