Justina Shiroka-Pula, presidente e Republikës së Kosovës, ka bërë betimin para deputetëve, duke thënë se do të angazhohet për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Pas betimit, ajo tha se e pranon me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi. Ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza u sakrifikuan. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si një shtet demokratik, i sigurt, me orientim të qartë euroatlantik dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!”, tha ajo.

























