Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për shkarkimin e kryesueses dhe tre anëtarëve të Bordit për Komision të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
64 deputetë gjithsej morrën pjesë në votim.
Kryesuesja Selvete Grajqevci – Pllana u shkarkua me 62 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.
Kurse u shkarkua edhe Gani Kastrati me 60 vota për, 3 abstenime dhe asnjë votë kundër
Teksa Gani Maliqi u shkarkua me 60 vota për, 4 abstenuan dhe asnjë votë kundër.
Rrezarta Pushkolli – Makolli u shkarkua me 61 vota për, 3 abstenime dhe asnjë votë kundër.


























