Një veteran i ushtrisë amerikane nga Marshfield, Ëisconsin, vdiq më 16 shkurt duke luftuar kundër forcave ruse për çlirimin e Ukrainës.
“Po konfirmojmë vdekjen e qytetarit amerikan në Ukrainë”, tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit. “Ne jemi në kontakt me familjen e tij dhe po ofrojmë të gjitha ndihmat e mundshme”, shtoi ai.
Andreë Peters, 28 vjeç, iu bashkua Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Ukrainës.
Legjioni u krijua nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për të lejuar qytetarët e huaj, që të bashkoheshin në rezistencën kundër pushtuesve rusë dhe të luftojnë për sigurinë globale.
Peters ka shërbyer edhe në Afganistan gjatë vitit 2014.