Shpëtohet fëmija që ra në Liqenin Akumulues në Mitrovicë

Një fëmijë ka rënë pasditen e së dielës në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, por është nxjerrë nga uji me shenja jete falë reagimit të shpejtë të një qytetari.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.

Ai tha se zjarrfikësit janë njoftuar nga një qytetar se një fëmijë kishte rënë në ujë, ndërsa menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

“Rreth orës 15:40 jemi njoftuar nga një qytetar se një fëmijë ka rënë në ujë. Kemi dalë në vendin e ngjarjes. Mirëpo kur kemi arritur, një qytetar veçse e kishte nxjerrë. Qytetari është lënduar në dorë, dyshohet se e ka thyer dorën. Fëmija është nxjerrë i gjallë, ka ardhur emergjenca dhe e ka marrë. Ne kemi arritur në vendin e ngjarjes, por qytetari e ka kapur fëmijën dhe e ka nxjerrë prej ujit. Edhe ne kemi intervenuar, kemi qenë rreth shtatë zjarrfikës dhe fëmija është nxjerrë me shenja jete”, tha Ibishi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente, të cilat e kanë dërguar fëmijën për trajtim mjekësor./rtk

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish