Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka ngritur shqetësimin e tij për ndikimin e Listës Serbe te komunitetet tjera joserbe.Ai ka thënë se është krijuar pasiguri institucionale derisa ka bërë thirrje për veprim sepse po cenohet demokracia e Kosovës.
“Në rezultatin e dalë nga KQZ-ja kuptohet qartë që ndikimi i Listës Serbe tregon që është mbështetur një inciativë e ashtuquajtur e komunitetit rom, e cila ka qenë befasi e këtyre zgjedhje. Befasi për faktin se kjo iniciativë s’ka qenë e njohur më parë, s’ka pasë aktivitet politik dhe nuk i njohim drejtuesit e kësaj iniciative. Çuditërisht për pak ditë angazhim politik të tyre dalin me një rezultat që është vërtet i çuditshëm”.
Berisha në Info Mahazine ka thënë Iniciativa Rome është rritur nga votat jorome që vijnë nga votuesit e komunat me shumicë serbe.“Kjo listë është një krijesë fantome për neve, e padukshme. Kjo na krijon pasiguri institucionale në Kosovë. Veprimet tona janë kryekëput në interesin e përgjithshëm. Por, tash është krijuar diçka që është e padrejtë ndaj neve dhe dëmtohen të gjitha këto komunitete që kanë punuar vazhdimisht me këtë komunitet. Të deklarohet vetë komuniteti rom a pajtohen me përfaqësimin e tyre politik”.“Klan kosova
Me çfarë arsyetohet Iniciativa Rome për punën dhe angazhimin e saj që përafërsisht ka marrë vota sa Adrijana Hoxhiq, e cila ka veprimtari politike?”.