Gjatë ditës së sotme ishte paraparë të zhvillohej një takim midis deputetes britanike Alicia Kearns dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Mirëpo ky takim i paraparë për sot në orën 13:00 nuk do të zhvillohet.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryetari të Kuvendit.
“Ju njoftojmë se takimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me deputeten britanike Alicia Kearns, i paralajmëruar për sot në orën 13:00, shtyhet për kohë të pacaktuar”, thuhet në njoftim.
Në njoftim nuk janë bërë të ditura arsyet e shtyrjes së këtij takimi.


























