Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se është shuar zjarri në Prevallë, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Totaj ka thënë se kjo u bë falë intervenimit të KFOR-it nga ajri.
Postimi i plotë i Totajt:
Të nderuar qytetarë,
Si rezultat i përcjelljes së gjendjes së krijuar me zjarret në Prevallë dhe pas konsultimeve me të gjithë akteret, përfshirë edhe KFOR-in, u vlerësua se për ta evituar rrezikun e përhapjes së mëtutjeshme të zjarrit duhet intervenuar nga ajri.
Jemi falënderues dhe mirënjohës jo vetëm ndaj KFOR-it por dhe ndaj të gjithë akterëve tjerë të cilët dhanë kontributin, se pari për ta menaxhuar e pastaj për të shuar zjarrin.
Falënderim për shtabin emergjent të krijuar nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë e Komunës së Prizrenit, posaçërisht zjarrfikësve prizrenas që monitoruan situatën gjatë gjithë kohës.