Si është e mundur që një gazetar të paguhet gati më shumë se secili mjek në Shqipëri, përfshirë kirurgët dhe madje, se ata që mund të jenë aksionar në spitalet më të mëdha private që ka Shqipëria.
Si është e mundur, që disa drejtues të Shërbimit Inteligjent të paguhen më shumë se sa menaxherët më të paguar të industrisë së naftës? E disa herë më të paguar se sa menaxherët kryesor të bankave? Po ashtu edhe të spitaleve që tashmë janë kthyer në gjigantë të tjerë të vjeljes së parasë!
Një konkordancë që bie në sy është, se si mund të paguhet një drejtues i Shërbimit Inteligjent, 484 mijë euro në muaj, dhe po ashtu një gazetar drejtues në media 206 mijë euro në muaj!
Ai i Lezhës po ashtu merr 54 mijë euro në muaj, dhe një gazetar si Baton Haxhiu, por në emër të marketingut në spitalin amerikan merrë, 15 mijë euro në muaj pagë!
Si është e mundur kjo?
Lista e mbi 600 mijë rrogëtarëve i përket muajit janar 2021, ku prej tyre rreth 40 mijë veta kanë të ardhura nga 100 mijë lekë (apo 830 euro) deri në 2 milionë lekë në muaj (16.6 mijë euro), 59 të tjerë kanë rrogë nga 2 milionë (16.6 mijë euro) deri në 4 milionë lekë (33.3 mijë euro), ndërsa 23 persona kanë pagë nga 4 milionë (33.3 mijë euro) deri në 50 milionë në muaj (416 mijë euro).
A janë pagesa fiktive!?
Nëse këto pagesa nuk janë fiktive, përveç në ndonjë rast nuk janë deklaruar si të tilla, një pistë e hetimit të krimit mund të ishte, që drejtues të shërbimit inteligjent, dhe gazetarët e disa mediave paguhen nga shërbimet inteligjente të huaja, që mund të jenë, serb, grek, rus, kryesisht nga shërbimet armiqësore ndaj shqiptarëve.
Ata i kanë vënë paratë në disa prej këtyre kompanive, dhe në atë mënyrë pastrohen paratë.
Kjo edhe ka logjikë, pasi janë rrjedhojat e shumë ngjarjeve që e aprovojnë këtë mënyrë të menduari.
Përndryshe nuk do të kishin shkuar punët aq keq, veçmas në Shqipëri, për 30 vjet në demokraci.
Madje, pretendime të këtilla kemi ngritur edhe në të kaluarën, bazuar në informacione dhe lëvizje politike që janë ndërmarrë në të shkuarën.
Shërbimi Inteligjent është ai që duhet të dekonspironte zyrtarët e shtetit, që punojnë kundër interesave të vendit, mediat, dhe çdo lloj institucioni tjetër.
Por, këtu ka ndodhur e kundërta, që të gjithë kanë bashkëvepruar, ndërsa zërat kritik, janë mbytur nga zhurma mediale, dhe nga mosveprimi i drejtësisë, prokurori-hetuesi-gjykata!
Ndërsa, rastet në të cilat rrogat janë rritur artificialisht, siç duket ka bërë Top Chanel me Ben Blushin, i cili e mohon kategorikisht se është paguar 206 mijë euro në muaj, duhet të hetohen dhe ndëshkohen nga administrata tatimore e Shqipërisë, dhe madje të ndiqen penalisht përfituesit, si ky medium, pra biznesi edhe përfituesi.
Por, Shqipëria ende bën pjesë në vendet thuaja më të varfëra,
Lista me disa prej gazetarëve më të paguar
Ben Blushi – 24,756,130 /206 mijë euro në muaj. Blushi kishte reaguar duke thënë se rroga e tij ka qenë 24 herë më e vogël se “sa ajo që pretendohet se është”. Sipas kësaj deklarate rroga e tij ka qenë rreth 8.6 mijë euro.
Blendi Fevziu, ka një rrogë mujore 37 mijë euro, por para sa vitesh e deklaronte 11 mijë euro. Ai ka në pronësi 11 apartamente, 3 vila, aksionar në qendrën tregtare “Toptani”, agjenci turistike në emër të gruas së tij, 3 automjete të shtrenjta dhe 7.4 milionë euro cash të shpërndara në 5 banka brenda e jashtë vendit.
Në listën e atyre figurave që marrin paga të larta në Shqipëri është edhe gazetari nga Kosova Baton Haxhiu, që ka qenë edhe zyrtarisht këshilltar i kryeministrit Edi Rama, por që edhe sot e mbështet hapur Edi Ramën, dhe veçanërisht Hashim Thaçin në Hagë.
Po ashtu ai ka qenë njëri nga mbështetësit kryesor të projektit për ndarje të Kosovës.
Baton Haxhiu gjatë kohës së ishte dëshmitar në Hagë, në procesin kundër Millosheviçit, ai (kryekrimineli) i ishte drejtuar atij, se “ti je i yni”!
Arjan Çani – 1,795,523/14.962 euro
Eni Vasili – 1,184,587/ 9.871 euro
Aleksandër Frangaj – 1,002,217/8.351 euro
Turjan Hysko – 1,002,217/ 8.351 euro
Elert Yzeiri – 586,977/ 4.891 euro
Fatos Hakorja – 550,726/ 4.589 euro
Armand Shkullaku – 522,806/4.356 euro
Robert Rakipllari – 452,225/ 3.768 euro
Gentjan Zenelaj – 456,400/ 3.803 euro
Andi Bejtja 1,849,028/15.408 euro
Paga e Baton Haxhiut ka qenë 1.797.317,00 lekë në muaj apo 14.977 euro dhe këtë pagë ai e ka fituar nga posti i tij si drejtor i marketingut në Spitalin Amerikan. Ndryshe nga kolegët e tij në fushën e gazetarisë ku rrogën e kanë fituar nga mediat ku janë të punësuar, Batoni pagën e tij e ka marrë nga një spital privat.


























