Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të vijë sot në Kosovë.
Ai pritet të takohet me komandantin e KFOR-it Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.
Sekretari i Aleancës Veri-Atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.
Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.