Zyra për Komunikim Publik e kryeministrit Albin Kurti, ka njoftuar se sot do të mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit mbledhja do të nisë në orën 10:00.
Kabineti i ri qeveritar u betua dje në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku pro qeverisë së re votuan 62 deputetë.


























