Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Pejë do të mbahet seanca fillestare ndaj tri infermiereve që keqtrajtuan të moshuarën në strehimoren “Orenda” në Pejë.
Kjo është bërë e ditur nga Zëdhënësja e Gjykatës, Tringa Zhuti.
Zhuti, tha se seanca do mbahet sot në ora 10:00.
“Seanca fillestare është caktuar të mbahet sot në ora 10:00”, tha Zhuti.
Theksojmë se Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave me inicialet A.P., A.R., dhe R.K., të dyshuara për këtë rast.
Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.