Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, sot në orën 09:30, vazhdon seanca gjyqësore ndaj tre të pandehurve lidhur me sulmin në kanalin “Ibër-Lepenc”, që ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.
Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon të tre të pandehurit për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq përballen edhe me akuza për rrezikimin e rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerjen e veprës terroriste dhe spiunazh.


























