Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara, sot, vazhdon seancën në çështjen ndaj Salih Mustafës. Sipas njoftimit të Speciales, gjykimi do të mbahet nga ora 09:30.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të enjten, më 26 tetor, është mbajtur seanca e parë e Apelit në çështjen e Salih Mustafës.
Sipas avokatit Von Bone, trupi gjykues nuk ka zbatuar standarde të drejta dhe të paanshme në vlerësimin e provave dhe dëshmitarëve.
Me këtë rast, mbrojtja e tij ka kërkuar që Mustafa të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat të cilat rëndojnë mbi të.
Salih Mustafa pretendohet se ishte komandant i njësitit gueril BIA i cili operonte brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’).