Një grup aktivistësh të të drejtave të njeriut në Krime denoncoi se rusët kanë marrë me forcë rreth 150 fëmijë në Mariupol, 100 prej tyre të shtruar në spital, ndërsa pjesa tjetër, i rrëmbyen nga duart e prindërve.
“Ushtria e Moskës i transferoi ata në drejtimin e pushtuar Donetsk dhe Taganrog rus”, tha Olha Skrypnyk, kreu i grupit të të drejtave të njeriut në Krime.
Rusët dyshohet se morën gjithashtu 16 fëmijë nga një qendër shëndetësore në Mariupol. Sipas
Andriushchenko, fëmijët e rrëmbyer nuk janë jetimë.
“Jetimët, së bashku me stafin e jetimores – kujton ai – u evakuuan nga Mariupol më 24 dhe 25 shkurt”, tha zyrtari i Grupit të të Drejtave të Njeriut të Krimesë.
Siç vuri në dukje një këshilltar i kryetarit të Mariupolit, i cituar nga Ukrinform, disa nga “fëmijët e rrëmbyer kanë humbur prindërit e tyre për shkak të krimeve të luftës të Rusisë”, por “ose kanë kujdestarë në territoret e pa pushtuara ose janë nën mbrojtjen e shtetit”. Në Mariupolin e rrethuar – sipas informacioneve të fundit – mbeten rreth 120,000 civilë.
Pretendime të ngjashme janë bërë edhe nga President ii Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai ka thënë se të paktën 5 mijë fëmijë janë dëbuar në Rusi nga Mariupol.
“Rreth 5000 fëmijë u deportuan nga ky rajon në palën ruse dhe nuk u lejuan të shkonin në anën e Ukrainës”, tha Zelensky në intervistë. Ata “fëmijët. Ku janë ata? Askush nuk e di”, tha Zelensky.BalkanWeb