Policia në Gjilan ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit “Subvencioni 2021” të nisur dy javë më parë anembanë Kosovës.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan.
“Janë arrestuar dy persona që lidhen me rastin e mëhershëm në vazhdën e keqpërdorimeve me subvencionet e bujqësisë”, tha Hashani.
Mësohet se atje janë arrestuar një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë dhe një fermer.