Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me sulmin në Kiev nga forcat ruse, mbrëmjen e së shtunës.
Zelensky u shpreh se sipas informacioneve paraprake, Rusia përdori për sulm një raketë të Koresë së Veriut, shkruan “Sky News”.
Ekspertët piroteknikë janë ende duke punuar për të përcaktuar të dhënat e sakta në lidhje me këtë raketë”, ka shkruar ai në “X”.
“Ukrainasit janë thellësisht mirënjohës për të gjithë partnerët tanë që na ofrojnë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë”, ka shkruar Zelensky.


























