Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Stacionin Policor-Jugu në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 12:50, kur i dyshuari kishte shkuar në stacion për të raportuar një mosmarrëveshje me qiradhënësin e tij.
“Stacioni Policor-Jugu, Prishtinë 12.10.2026 – 12:50. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në stacion policor për të raportuar një mosmarrëveshje me një qiradhënës, ka shfaqur shenja të nervozes dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, pas arrestimit, ai është dërguar për trajtim në Klinikën e Forenzikës Psikiatrike në QKUK, në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se intervistimi i të dyshuarit pritet të bëhet në vijim, ndërsa rasti është duke u hetuar.


























