Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla është përplasur me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Duke debatuar për statistikat për luftimin e krimit dhe korrupsionit, Sveçla dhe Tahiri u lëshuan në akuza ndaj njëri-tjetrit.
Ishte ministri Sveçla që tha se ai nuk blen armë zjarri me para të shtetit, sikurse ka bërë Tahiri sa ka qenë shef i kabinetit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.
“2019 ka pasur më shumë arrestime të opozitës se kriminelëve të lartë. Fundi i fundit, asnjë skandal të qeverisë nuk e kemi pasur. Unë nuk blej allti me para të shtetit dhe pastaj mos ta kthej kur e lëshon pozitën”, tha ai.
Nderkaq Tahiri thotë se Fondi i Sigurisë është iniciativë për të mbuluar dështimin në lidhje me keqpërdorimet në energjetikë.