Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar takim me gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, me të cilin ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, përcjrll KosovaPost.
Sveçla në facebook ka shkruar se gjatë takimit është theksuar rëndësia e vazhdimit dhe forcimit të angazhimit të përbashkët për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
Ai e falënderoi Ulutaş për përkushtimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit si Komandant i KFOR-it.


























