Takimi i planifikuar sot ndërmjet komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutas, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk është zhvilluar për shkak të rrethanave të paparashikuara, përcjell KosovaPost.
Në një njoftim të KFOR-it thuhet se komandanti Ulutas mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëpunëtorët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.
” Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i sotëm ndërmjet Komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutas, dhe z. Kurti nuk u zhvillua. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëpunëtorët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë. KFOR-i vazhdon aktivitetet e tij të përditshme në të gjithë Kosovën, për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet, në përputhje me Rezolutën Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999″, njofton KFOR.


























