Zgjedhjet e parakohshme në komunat në veri të Kosovës ishte tema kryesore e takimit midis kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, dhe Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Në këtë takim Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e OSBE-së në adresimin e legjislacionit sekondar në lidhje me nenin 72 të Ligjit për vetëqeverisje lokale.
Po ashtu është bërë e ditur se në takim, u bisedua edhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë dhe pengesat me të cilat ballafaqohen.
Në lidhje me këtë, Kurti shprehu shqetësimin e tij në lidhje më kërcënimet dhe frikësimet nga Beogradi dhe strukturat ilegale ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb të angazhuar së fundmi në Policinë e Kosovës.