Njoftimi erdhi pasi Abdul Salam Hanafi, zëvendës drejtor i zyrës politike të talebanëve në Doha, Katar, foli në telefon me zëvendësministrin e Jashtëm të Kinës, Wu Jianghao, tha zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen, transmeton Kosova Post.
Kina do të mbajë ambasadën e saj në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, theksuan talebanët,shkruan AA.
Njoftimi erdhi pasi Abdul Salam Hanafi, zëvendës drejtor i zyrës politike të talebanëve në Doha, Katar, foli në telefon me zëvendësministrin e Jashtëm të Kinës, Wu Jianghao, tha zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen.
“Të dyja palët diskutuan situatën e vendit dhe marrëdhëniet e ardhshme. Marrëdhëniet tona do të forcohen në krahasim me të kaluarën. Afganistani mund të luajë një rol të rëndësishëm në sigurinë dhe zhvillimin e rajonit”, tha Shaheen në Twitter.
Shaheen tha se Kina do të rrisë ndihmën e saj humanitare për Afganistanin, veçanërisht për trajtimin e koronavirusit të ri (COVID-19).
Të mërkurën, talebanët theksuan se Kina do të jetë “partneri kryesor” i tyre dhe do të ndihmojë në rindërtimin e Afganistanit.
“Kina do të jetë partneri ynë kryesor dhe paraqet një mundësi të madhe për ne sepse është gati të investojë në vendin tonë dhe të mbështesë përpjekjet për rindërtim”, tha zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, në një intervistë të botuar nga gazeta italiane “La Repubblica”.
Më herët, Sher Mohammad Abbas Stanekzai, kreu i zyrës politike të talebanëve në Katar, u takua me Simon Gass, përfaqësues special i kryeministrit britanik, Boris Johnson, për tranzicionin në Afganistan.
“Takimi u përqendrua në ndihmën humanitare, çështjet e sigurisë dhe ato politike, si dhe marrëdhëniet dypalëshe”, tha Muhammad Naeem Wardak, një zëdhënës tjetër i talebanëve.