Kombëtarja e Kosovës vazhdimisht u bën ftesë të rinjve që kanë aftësi të mira në futboll, që t’i bashkëngjiten Kombëtarës për moshat e caktuara, shkruan KosovaPost.net
Edhe të riun nga Podujeva, Albion Haxhiu, i është dërguar një ftesë Kombëtarja e Kosovës U-19.
Albion Haxhiu nga Podujeva deri më tani ka luajtur për klubin “KF Llapi” si mbrojtës, ku në sezonin e kaluar me ekipin e Llapit U-19 është shpallur kampion, ku Albion ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për këtë sukses të arritur me ekipin e Llapit U-19.
Albioni tregon për ……. pasionin e tij për futbollin. Ai thotë se ka filluar të luajë futboll qysh në moshë të hershme dhe tani me punë po synon të arrijë edhe më shumë në këtë sport.
“Kjo ftesë do të thotë shumë për mua, për vetë faktin se ka qenë ëndërra ime qysh në fëmijëri, që t’i bashkohem Kombëtarës së Kosovës dhe jam shumë i lumtur që kjo ftesë ka ardh pas një suksesi që kemi arritur të shpallemi kampion në sezonin e kaluar me ekip”.