Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Policët amerikanë falënderojnë shqiptarin për befasinë që u bëri

    Gjashtë persona kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohen nga policia

    Dejona komenton Kurtin: Aktivisti, politikani dhe intelektuali par excellence shqiptar

    Mbi 50 % për LV-në, s’do të presim teket e partive për formimin e qeverisë

    KQZ tregon se kur fillon votimi me postë për rreth 58 mijë votuesit jashtë Kosovës

    Zhvendosja e largpërçuesit funksionalizon objektin e ri të Bujqësisë

    Kurti: Ferri, figurë e ndritur e kulturës dhe artit që nuk do të harrohet kurrë

    Raportimet për blerjen e energjisë nga Vuk Hamoviqi, Kurti: Nuk ka asgjë të vërtetë

    Kurti: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është institucioni më sipëror, ku nuk ka mendim që nuk mund të thuhet dhe nuk ka debat që nuk mund të zhvillohet

    Kurti flet për sulmet dhe ofendimet ndaj tij, ka këtë mesazh të fortë

    Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me bllokim fondesh, pasivizim adresash dhe krizë sigurie

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Të gjitha të mirat e agjërimit të Ramazanit për shëndetin tuaj fizik dhe mendor

24 Shkurt 2025, 13:13
në Shëndetësi
‘Ramazani periudhë e shenjtë lutjeje e reflektimi, Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Ndani traditën tuaj me ne!
Share on FacebookShare on Twitter

Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin filloi zbritja e Kur’anit të madhërishëm.

Çdo besimtar i sinqertë e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin.

Është muaji i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, për ditë të bardha, të paqta. Është muaji i shenjtë që zbret engjëjt në Tokë për të përhapur mirësinë mes nesh.

Muaji i Ramazanit është gjithashtu një mundësi për të parë “bazat dhe themelet” e praktikës shpirtërore. Mbi të gjitha, është kohë e solidaritetit dhe e ndarjes.

Besimtarët gjatë këtij muaji abstenojnë nga ushqimi, pijet dhe kënaqësitë trupore nga agimi deri në muzg, me shpresën se kjo do të çojë në devotshmëri më të madhe.

Po ashtu, në agjërim mishërohen edhe aspektet e tjera, të cilat përfaqësojnë dimensionin shpirtëror, si: humanizmi, bamirësia, solidariteti, urtësia, durimi, bujaria, ndershmëria, mëshira, butësia, falja, pendimi, devotshmëria etj.

Thënia e famshme e Profetit Muhamed: “Agjëroni, që të jeni të shëndetshëm”, nxjerr në pah vlerat kuruese të agjërimit. Fraza “do të jeni të shëndetshëm”, paraqet formën maksimale kurative për agjëruesin, në favor të dy pjesëve përbërëse të njeriut: trupit dhe shpirtit.

Libri i Shenjtë Kurani thotë se Ramazani ka dimension shpirtëror, moral, solidar dhe shëndetësor. Nga agjërimi janë liruar fëmijët, shtatzënat, nënat me foshnja në gji dhe të sëmurët. Ditët e Ramazanit janë gjithashtu specifike në atë që xhamitë janë plot gjatë të pesë namazeve (faljeve), megjithëse ato mund të falen edhe në shtëpi.

Agjërimi njëmujor nuk i liron besimtarët nga obligimet dhe punët e rregullta, por u lejohet t’u përshtaten detyrimeve fetare.

Çfarë ndodh me trupin kur agjërojmë?

Gjatë agjërimit, qarkullimi i traktit tretës çlirohet nga tretja e ushqimit dhe metabolizimi i lëndëve ushqyese në procesin e tretjes së ushqimit. Në këtë mënyrë, zemra jonë pompon një sasi më të vogël gjaku dhe energjia në trup drejtohet nga tretja e ushqimit në veprime të tjera të rëndësishme: shërimi i plagëve, puna intelektuale dhe tejkalimi i sëmundjeve.

Dr. Allan Cott, një nga ithtarët e shërimit me agjërim, thekson në librin e tij “Agjërimi si një mënyrë jetese” se agjërimi çon në një pushim të përgjithshëm fiziologjik të traktit tretës si dhe në sistemin nervor qendror dhe normalizon dhe balancon metabolizmin.

Fituesi i çmimit Nobel, dr. Alexis Carrel, tha se gjatë agjërimit në organizëm ndodhin procese komplekse dhe të pashpjegueshme që janë shumë të rëndësishme për trupin dhe se në këtë mënyrë agjërimi i shpëlan të gjitha përbërjet në trup dhe i ndryshon ato.

Gjithashtu, konstatimi i shkencëtarit amerikan Dr. Herbert M. Shelton (1895-1985) në librin “Agjërimi mund të shpëtojë jetën tuaj”, citohet edhe sot nga ithtarët mjekësorë të agjërimit: “Nuk ka asgjë më të bukur sesa të dëshmosh shërimin e plotë të sëmundjeve gjatë agjërimit”. Shelton thekson më tej se agjërimi pushon trupin; lehtëson e përshpejton punën e sistemit tretës; lehtëson punën e veshkave dhe kanalit urinar duke reduktuar urinimin; mpreh shikimin (një person mund të shohë dy herë më mirë pas agjërimit); largon toksinat dhe pastron trupin; përmirëson gjendjen e shëndoshë të mendjes, sepse mospërmbajtja në dietë çon në dembelizëm, përgjumje dhe të menduarit më të dobët; rinovon dhe rigjallëron dhe mbron nga obeziteti.

Hipokrati “Babai i Mjekësisë”, i cili jetoi deri në një moshë 90-vjeçare, shkroi: “Të gjithë e kanë një mjek në vetvete; ne thjesht duhet ta ndihmojmë atë në punën e tij. Të hash kur je sëmurë, do të thotë të ushqesh sëmundjen tënde”. Dhe filozofi i madh Paracelcus, shkroi: “Ata që agjërojnë janë në duart e mjekut të brendshëm.

Vlerat shëndetësore të agjërimit

Ndihmon në shërimin e sëmundjeve kronike

Gjatë agjërimit ulet marrja e thartirave të ngopura yndyrore, të cilat janë të lidhura me shfaqjen e kolesterinës së keqe. Është konstatuar shkencërisht që agjërimi i kontribuon shërimit të diabetit, inflamacionit të sistemit të tretjes, parandalon krijimin e gurëve në veshka.

Gjatë kohës së agjërimit forcohen lëkura dhe indet lidhore dhe zbusin apo zhdukin migrenën, alergjitë, aknet, si edhe sindromën paramenstruale. Ndihmon në trajtimin e sëmundjeve kronike si lupusi, presioni i lartë i gjakut, artriti dhe sëmundja e Crohn-it.

Humbje peshe

Agjërimi i Ramazanit nuk ndikon domosdoshmërisht në humbjen e peshës, por mjekë dietologë në shumë vende përdorin gjithnjë e më shumë përfitimet e agjërimit të Ramazanit kur përshkruajnë dieta dhe terapi për pacientët obezë. Sipas rekomandimeve të tyre, agjëruesi duhet të shmangë vaktet me kalori të lartë dhe marrjen e sheqerit. Agjëruesit që duan të humbin peshë mund të kenë një darkë të shëndetshme që përfshin supë, bukë të freskët, hurma dhe djathë dhie.

Shëndeti mendor

Ekspertët kanë zbuluar gjithashtu se kufizimi i marrjes së ushqimit gjatë ditës mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit mendor. Gjegjësisht, shkencëtarët studiuan lidhjen mes dietës, shëndetit të stomakut dhe shëndetit mendor. Ata zbuluan se agjërimi mund të çojë në lirimin e BDNF (faktori neurotrofik që rrjedh nga truri) në tru. Është treguar se mbron qelizat e trurit dhe mund të çojë në reduktimin e depresionit dhe nervozizmit, si dhe në rrezikun e zhvillimit të demencës.b.s.

Agjërim të lehtë!

Etiketat: AgjerimiMuaji i RamazanitShendeti
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kujdesi për shëndetin, sa herë në vit duhet të bëni kontroll mjekësor

7 muaj më parë
Ja përfitimet që banania i jep organizmit

Pse orizi i bardhë është më i shëndetshëm se orizi ngjyrë kafe

Një tas kos në javë është shumë i domosdoshëm për organizmin

8 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH