Para 30 minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë, në drejtim të shtëpisë së Salih Sekiraqës, njofton Kosova Post.
Ende nuk dihen detaje të tjera nga ky rast.
Kosova Post është në pritje të përgjigjes së policisë për informacione të tjera.
Incidentit që ndodhi sot paradite në Prishtinë, ku mbeti i plagosur një person dyshohet se i parapriu një konflikt verbal mes të dyshuarve dhe viktimës. Ky i fundit u sulmua dhe u qëllua me armë zjarri nga të disa të dyshuar.
Kosova Post ekskluzivisht raportoi se njëri nga personat e përfshirë në plagosjen e Pajtim Gashit është Shkumbim Sekiraqa rreth 20 vjeçar, djali i Salih Sekiraqës.