Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, sapo ka filluar takimet me liderët e subjekteve opozitare në Kuvend, transmeton Kosova Post.
Në zyrën e tij ai ka takuar Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqin.
Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës.
“U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tonë.
Ata po ashtu theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore./KosovaPost/