Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën Riho Terras ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re Justina Shiroka-Pula, duke thënë se stabiliteti institucional duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike.
“Urime Justina Shiroka-Pulës për zgjedhjen presidente e Kosovës. Me shmangien e zgjedhjeve të parakohshme, prioritetet janë institucionet stabile, sundimi i ligjit dhe përparimi drejt BE-së. Mezi pres të takohem me ju, zonja Presidente”, tha ai.
Terras në një postim në rrjetin X, ka thënë se qytetarët e Kosovës e mbështesin fuqimisht anëtarësimin në BE.
“Qytetarët e Kosovës mbështesin në masë të madhe anëtarësimin në BE. Tani, stabiliteti institucional duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike. Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta intensifikoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën e vendit drejt BE-së”, tha ai.


























