Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Pacolli: Radoniqi do të bëhet liqeni i parë në Kosovë pa ndërtime ilegale

    Dërgohet në mbajtje polici që goditi për vdekje një person në Prizren

    Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor në Gjilan

    Kusari-Lila: Gjakova drejt krijimit të Eco Parkut Industrial, ndërtimi pritet të nisë vitin e ardhshëm

    Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

    Rruga Prizren-Tetovë, temë diskutimi mes Bashës dhe homologut të tij maqedonas

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti dhe shefi i ri i EULEX-it flasin për sigurinë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë

    AKP nxjerr në shitje 258 prona në gjithë Kosovën

    Akťakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    Tre policë të lënduar nga su*lmi, arr*estohet i dyshuari

    Tre persona të dyshuar për ‘fajde` arrestohen në Prizren

    KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por nuk dihet numri i saktë i individëve

    Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

The Guardian: “Veprimet e Hamasit nuk justifikon ndëshkimin kolektiv të palestinezëve”

17 Tetor 2023, 8:50
në Kryesore
The Guardian: “Veprimet e Hamasit nuk justifikon ndëshkimin kolektiv të palestinezëve”
Share on FacebookShare on Twitter

Dhuna palestineze ka një kontekst historik dhe palestinezët vazhdojnë të vuajnë nga represioni izraelit. Megjithatë, nuk ka asnjë kontekst në të cilin vrasja masive e më shumë se 260 njerëzve në një zhurmë muzikore ose një masakër në një kibuc të justifikohet, e lëre më një shkak gëzimi.

Sulmet barbare nga Hamasi nuk mund të kuptohen si një produkt i pashmangshëm i një historie shtypjeje, aq më pak si një aspekt i rezistencës palestineze. Këto ishin veprat e një organizate antisemite, teokratike të shkëputur nga kornizat morale dhe politike që drejtonin lëvizjet tradicionale çlirimtare.
Ashtu si me grupet e tjera, terrori është bërë qëllim në vetvete.

Të sugjerosh se një masakër e tillë përfaqëson luftën palestineze do të thotë të nënçmosh popullin palestinez dhe luftën e tij për liri dhe të drejta, për t’i parë ata në të njëjtën mënyrë si ata politikanë izraelitë dhe komentues perëndimorë që flasin për “kafshë” dhe “të egër”, shkruan kolumnisti i Observer Kenan Malik për The Guardian.

Megjithatë, dënimi i Hamasit, i politikave dhe veprimeve të tij, nuk është i njëjtë me mbështetjen e politikave izraelite. Izraeli ka ndërprerë energjinë, ujin, ushqimin dhe furnizimet mjekësore për Gazën, ka filluar bombardimet masive, pa dallim, si dhe pushtimin e mundshëm tokësor. Nëse historitë e vrasjeve të Hamasit t’i kujtojnë egërsitë e Shtetit Islamik, pamjet e bombardimeve të Gazës ta kujtojnë shkatërrimin e Alepos në Siri apo të Bahmutit në Ukrainë.
Megjithatë, ky ndëshkim kolektiv dhe vrasja e civilëve ka fituar mbështetjen e liderëve perëndimorë, të cilët e justifikojnë si “të drejtë të Izraelit për vetëmbrojtje” kundër Hamasit. Por, siç e pyeti Daniel Levy – dikur këshilltar i ish-kryeministrit Ehud Barak – një prezantues të BBC-së: “A mundet dikush të më thotë me besueshmëri, se në cilat raste udhëheqja e një vendi thotë: ‘Po e ndalojmë ushqimin, energjinë elektrike, ujin, të gjitha furnizimet për një popullsi të tërë civile’, sepse ata po i synojnë militantët”?
Vetë udhëheqësit izraelitë duken shumë të vendosur. “Theksi është te dëmtimi dhe jo te saktësia”, pranoi Daniel Hagari, zëdhënës i Forcave Mbrojtëse të Izraelit. “Tash për tash, vetëm një qëllim: Nakba!”, shkroi javën e kaluar në Twitter, deputeti i Likud-it, Ariel Kallner. “Një Nakba që do ta errësojë Nakbanë e vitit 1948”. Nakba, që në arabisht i bie “katastrofë”, i referohet dëbimit dhe arratisjes së 700 mijë palestinezëve pas luftës së Palestinës të vitit 1948 dhe pas themelimit të shtetit të Izraelit. “Gaza përfundimisht do të kthehet në një qytet tendash”, i tha një gazetari izraelit, një zyrtar i sigurisë. “Nuk do të ketë ndërtesa”.
Ndjenjat e tilla nuk janë thjesht përgjigje ndaj tronditjes së masakrës së Hamasit. Në fillim të këtij viti, kur kolonët e tërbuar nëpër qytetin Huvara digjnin shtëpitë, bizneset dhe makinat – pasi një palestinez i armatosur vrau dy izraelitë – ministri i Financave, Bezalel Smotrich, i lavdëroi ata duke kërkuar që shteti izraelit të “fshinte” qytetin, në vend që punën t’ua linte qytetarëve të thjeshtë.
Ndërkohë, Izraeli në aneksim po e kthen pushtimin e Bregut Perëndimor. Marrëveshja e koalicionit të vitit të kaluar midis Likud-it të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe partisë sioniste fetare të ekstremit të djathtë, Smotrich, zyrtarisht e angazhoi qeverinë për “një politikë ku sovraniteti zbatohet në Jude dhe në Samari”. Platforma e politikës së Likud-it e vitit 1999, tashmë “kategorikisht refuzon krijimin e një shteti arab palestinez“. Politika e qeverisë izraelite është de fakto e angazhuar për një shtet të vetëm, por për një shtet të tillë që shumicës së palestinezëve ua mohohen të drejtat themelore.
Një pjesë e ironisë në premtimin e Netanyahut për të “çrrënjosur” Hamasin është se politikanët si ai prej kohësh kanë ndihmuar në zhvillimin e organizatës në përpjekjet që minojnë luftën palestineze.
“Kushdo që dëshiron të pengojë krijimin e shtetit palestinez, duhet të mbështesë forcimin e Hamasit dhe transferimin e parave në Hamas”, thuhet se deklaroi Netanyahu, në një takim të anëtarëve Likud-it në Knesset [Parlament] më 2019.
Që nga vitet 1970 e tutje, Izraeli fillimisht ndihmoi në zhvillimin e Vëllazërisë Myslimane në Gazë dhe më pas të Hamasit që u krijua nga Vëllazëria përgjatë intifadës së vitit 1987. Qëllimi ishte të minonte autoritetin e PLO-së laike. “I mbështetur nga kjo politikë”, theksoi [gazeta] Times of Israel gjatë javën e kaluar, “Hamasi u bë më i fortë”. Ata që duan ta ruajnë tokën e Izraelit vetëm për hebrenjtë dhe ata që duan të eliminojnë hebrenjtë nga ajo tokë, janë po aq në përqafim të ndërsjellët sa edhe në luftën vdekjeprurëse.
Meqenëse njëra prej pengesave të debatit publik bashkëkohor është akuza e “ekuivalencës së rreme”, e përdorur shpeshherë për të hedhur poshtë argumentet pa u lodhur për t’i vërtetuar ato, më lejoni të bëj të qartë se nuk po e barazoj Hamasin dhe Izraelin. Më tepër po flas për mënyrën se si të dyja palët i përdorin politikat e pandërgjegjshme të tjetrës, për të justifikuar të pajustifikueshmen.
E gjithë kjo e shpjegon rëndësinë e argumentit të Yaakov Argamanit. Jo në thirrjen e tij për paqe (të gjithë bëjnë thirrje për paqe, edhe kur theren foshnjat ose kur shkatërrohen blloqet e apartamenteve), por në thellësinë e kuptimit të tij për Izraelin/Palestinën si tokë e përbashkët që mund të mbijetojë vetëm nëse njihen të drejtat dhe dinjitetet e hebrenjve dhe të palestinezëve.
Qoftë në një shtet të vetëm me të drejta të barabarta apo në dy shtete, “vetëvendosja” mund të jetë vetëm vetëvendosje e të gjithë njerëzve që jetojnë midis lumit dhe detit – palestinezëve dhe hebrenjve, për një të ardhme të përbashkët. Asnjë bombë, asnjë kasaphane nuk mund ta fshijë këtë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Pacolli: Radoniqi do të bëhet liqeni i parë në Kosovë pa ndërtime ilegale

Pacolli: Radoniqi do të bëhet liqeni i parë në Kosovë pa ndërtime ilegale

2 orë më parë
Dërgohet në mbajtje polici që goditi për vdekje një person në Prizren

Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor në Gjilan

2 orë më parë
Kusari-Lila: Gjakova drejt krijimit të Eco Parkut Industrial, ndërtimi pritet të nisë vitin e ardhshëm

Kusari-Lila: Gjakova drejt krijimit të Eco Parkut Industrial, ndërtimi pritet të nisë vitin e ardhshëm

3 orë më parë
Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

Rruga Prizren-Tetovë, temë diskutimi mes Bashës dhe homologut të tij maqedonas

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH