Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot Agjencioni Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dhuruar 230 pako ushqimore dhe 70 pako higjienike për familjet në nevojë, shkruan Kosova Post.
Përmes një postimi në Facebook Ahmeti ka shprehur falenderime ndaj TIKA-s për solidaritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme për qytetarët e Prishtinës.
Postimi i plotë:
Agjencioni Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) sot ka dhuruar 230 pako ushqimore dhe 70 pako higjienike për familjet në nevojë.
Falënderojmë TIKA-n për solidaritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme për qytetarët e Prishtinës.