Skuadra e Al-Nassr arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Arabisë “King Cup”, pasi mposhti 3 me 1 kundërshtarët e Abha.
Ylli i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo luajti 87 minuta në këtë sfidë, por s’la asnjë gjurmë.
Ai madje nuk goditi asnjëherë portën e kundërshtarëve dhe përveç kësaj mori një karton të verdhë gjatë pjesës së parë – ku goditi topin i revoltuar me vendimin e gjyqtarit për një faull.
Ronaldo dhe skuadra e tij, Al Nassr tani në gjysmëfinale të Kupës do të luajnë ndaj kundërshtarëve, Al Wehda.
Ronaldo received a yellow card for kicking the ball away in frustration after the referee whistled the end of the first half. pic.twitter.com/xR92h1FmEm
— ESPN FC (@ESPNFC) March 14, 2023