Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj sot ka emëruar drejtorët e drejtorive me të cilët do të bashkëqeverisje në këtë komunë, përcjell KosovaPost.
Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se nga gjithsej trembëdhjetë drejtori, Totaj sot gjatë ditës ka emëruar njëmbëdhjetë, dy drejtoritë e tjera do të emërohen në ditët në vazhdim.
Drejtorët e emëruar janë: Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës – Luljeta Veselaj-Gutaj, Drejtoria e Shërbimeve Publike – Çelë Lamaj, Drejtoria e Administratës – Edin Shehu, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Pranverim Berisha, Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë – Senxhar Karamuço, Drejtoria e Shëndetësisë – Burbuqe Berisha, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Bexhat Bytyqi, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik – Lirija Bytyqi, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Adem Morina, Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Vjollca Kabashi, Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë – Ramize Shala.
Vlen të përmendet se PDK në Prizren ka lidhur marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në, Nismë-n dhe AKR-në, ku ditë më parë kryetari, Shaqir Totaj ka thënë se e në kabinetin e tij qeverisës nuk do të ketë vend për njerëz me probleme me ligjin.