Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 06:15 në fshatin Jagodë të Klinës, si pasojë e përplasjes së një treni të udhëtarëve dhe një veture.
Të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Sipas ekipit mjekësor, ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ka njoftuar për teve1.info, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës
Rugova ka theksuar se policia po merret me rastin dhe hetimin e rrethanave të aksidentit./


























