KFOR-i ka njoftuar se sot në kampin “Film City” kanë qëndruar për vizitë ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot i shoqëruar nga emisari Special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.
Në njoftim është bërë e ditur se Guerot e Troccaz janë takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.
KFOR-i nuk kanë treguar më shumë detaje lidhur me takimin me emisarin francez dhe ambasadorin Guerot.


























