Trump minimizon tensionet me Xi për Iranin para samitit në Pekin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka minimizuar mosmarrëveshjet me presidentin kinez, Xi Jinping lidhur me konfliktin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit me Iranin, ndërsa po udhëtonte drejt Pekinit për një samit me rëndësi të lartë me liderin kinez, sipas AP.

 

Trump ka ushtruar presion ndaj Xi që Kina, si vendi blerës më i madh në botë i naftës iraniane, të përdorë ndikimin e saj, për të nxitur Teheranin të pranojë kushtet e SHBA-së, për përfundimin e luftës – ose të paktën të ndihmojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Megjithatë, para nisjes nga Shtëpia e Bardhë drejt Pekinit, Trump u përpoq të ulë rëndësinë e mosmarrëveshjeve me Xi, për çështjen e Iranit dhe ndikimin që ky konflikt ka në tregjet globale të naftës.

“Do të kemi një bisedë të gjatë për këtë. Mendoj se ai ka qenë relativisht i mirë, për të qenë i sinqertë me ju”, tha Trump për planet e tij për të diskutuar konfliktin me Xi.

“Kemi shumë gjëra për të diskutuar. Nuk do të thosha që Irani është një prej tyre, për të qenë i sinqertë, sepse ne e kemi Iranin shumë nën kontroll”, shtoi ai.

Gjatë zhvillimeve të konfliktit, Trump ka ndryshuar qëndrimet, duke shprehur herë pakënaqësi se Kina nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndikuar Teheranin, dhe herë duke pranuar se qeveria e Xi ka ndihmuar në uljen e tensioneve muajin e kaluar, duke nxitur Iranin të kthehet në bisedimet për armëpushim kur negociatat ishin në rrezik dështimi.

Në prag të vizitës, Trump ka tentuar gjithashtu të minimizojë nevojën për të bindur Xi të ndryshojë qëndrimin e Kinës ndaj Iranit.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish