Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të vizitojë të paktën 10 shtete gjatë katër javëve të fundit të fushatës, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe një personi tjetër të informuar drejtpërdrejt për axhendën e udhëtimeve të presidentit.
Turneu përfshin shtete ku zgjedhjet për Senatin pritet të jenë konkurruese, si Michigan, North Carolina dhe Georgia, por edhe shtete që Trump i fitoi me diferencë të madhe në vitin 2024, përfshirë Texas, Iowa, Alaska, Ohio dhe Kansas.
Trump pritet të udhëtojë gjithashtu në Montana dhe Pennsylvania, ku zhvillohen gara të rëndësishme për Dhomën e Përfaqësuesve.
Sipas burimeve, rreth dy javë më vonë Trump planifikon një udhëtim intensiv që do ta çojë nga Washingtoni në Montana, Alaska, Las Vegas, Arizona dhe Texas, përpara se të rikthehet në Washington.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se qëllimi është që të mos lihet pas dore asnjë zonë ku fushata mund të ketë nevojë për më shumë angazhim në javët e fundit. /Telegrafi/


























