Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë taksë kalimi në Ngushticën e Hormuzit gjatë periudhës 60-ditore të armëpushimit.

Në një postim në platformën e tij sociale Truth Social, Trump theksoi se lundrimi në këtë rrugë ujore jetike për tregtinë globale do të jetë plotësisht i lirë gjatë bisedimeve dypalëshe për paqe.

Megjithatë, ai paralajmëroi se Uashingtoni mund të vendosë tarifat e veta nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare me Iranin.

Në mesazhin e tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë specifikoi kushtet ekonomike të kalimit detar pas përfundimit të afatit paraprak:

“Nuk do të ketë asnjë taksë pasi periudha 60-ditore të ketë skaduar, përveç nëse ato vendosen nga dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast se marrëveshja nuk përfundon, për shërbimet e kryera si ‘Engjëlli Mbrojtës’ për vendet e Lindjes së Mesme me qëllim rimbursimin e kostove të kaluara, të tashme dhe të ardhshme”, shkruan Trump.

Përfaqësuesit e të dyja vendeve pritet të nisin bisedimet teknike në Zvicër për të shndërruar memorandumin e përkohshëm në një marrëveshje afatgjatë paqeje./rtsh

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish