Shoqata e Studentëve të Diplomuarve në Turqi (TUMED) filloi një fushatë mbarëkombëtare të donacioneve përmes sms-ve me mbështetjen e Telekomit të Kosovës për të shëruar plagët e tërmetit në Kahramanmaraş, i cili shkaktoi shkatërrime të mëdha në Turqi dhe preku 11 provinca, njofton Kosova Post.
Në deklaratën e bërë nga TÜMED, thuhet: “Ftojmë të gjithë popullin e Kosovës të mbështesë fushatën tonë për të rindërtuar krahinat e prekura nga tërmeti dhe për të shëruar plagët e viktimave të tërmetit,
Ja postimi i plotë:
NJOFTIM!
Shoqata e Studentëve të Diplomuarve në Turqi (TUMED), sot me datën 20 shkurt 2023 ka filluar një fushatë donacioni për mbështetjen e viktimave të tërmeteve katastrofike që goditi në një masë të madhe Turqinë.
Me anë të kësaj fushate, shoqata jonë ka siguruar bashkëpunimin dhe mbështetjen nga Telekomi i Kosovës, që do të mundësoj realizimin e kësaj donacioni të dhurimit për përkrahjen me SMS në Republikën e Kosovës e cila planifikohet të jetë një shumë simbolike prej një (1) euro.
Për të kontribuar në këtë donacion, ju mund të dërgoni SMS me tekst “NDIHMO” në numrin 55554. Duke u bërë pjesë e kësaj donacioni, ju mund të bëheni shpresë e viktimave në vendet e prekura nga tërmeti.
Mjetet e grumbulluara do të dhurohen drejtpërdrejtë në institucionin shtetëror Turke, AFAD – Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.
#TëShërojmëPlagëtsëBashku


























