Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Haxhiu kujton Hasan Prishtinën në 93-vjetorin e vr@sjes

    Haxhiu kujton Hasan Prishtinën në 93-vjetorin e vr@sjes

    Turqi, AK Partia mbush 25 vjeç, lë pas çerek shekulli në skenën politike turke

    Turqi, AK Partia mbush 25 vjeç, lë pas çerek shekulli në skenën politike turke

    KRU “Prishtina” zhvillon aksione në kryeqytet, shkyç disa konsumatorë për borxhe

    KRU “Prishtina” zhvillon aksione në kryeqytet, shkyç disa konsumatorë për borxhe

    Haxhiu: Kosova e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zj@rreve dhe në kërkim-shpëtim

    Haxhiu fton në takim liderët e partive të martën

    Fehim Sali dërgohet në par@burgim për një muaj, dyshohet për spiúnazh

    Fehim Sali dërgohet në par@burgim për një muaj, dyshohet për spiúnazh

    Zjarret në Prevallë, policia i vihet në ndihmë zjarrfikësve

    Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bujanoc për shkak të zj@rreve

    Musliu denoncon në IPK policin që thotë se e cenoi fizikisht në Kuvend

    Musliu denoncon në IPK policin që thotë se e cenoi fizikisht në Kuvend

    MINT thirrje bizneseve: Tërhiqni nga tregu produktet e dyshimta të qumështit

    MINT thirrje bizneseve: Tërhiqni nga tregu produktet e dyshimta të qumështit

    Mehmeti Selimi: Sot na duhet vullnet politik dhe marrëveshje

    Mehmeti Selimi: Sot na duhet vullnet politik dhe marrëveshje

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

14 Gusht 2026, 17:16
në Botë, Lajme
Turqi, AK Partia mbush 25 vjeç, lë pas çerek shekulli në skenën politike turke
Share on FacebookShare on Twitter

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Turqi ka lënë pas një çerek shekulli në skenën politike, pasi ka arritur të dalë si partia e parë në të gjitha zgjedhjet e përgjithshme në të cilat ka marrë pjesë që nga dita e themelimit të saj në vitin 2001 nën udhëheqjen e presidentit dhe kryetarit të AK Partisë, Recep Tayyip Erdogan, duke arritur një rekord të thyer që nga viti 1946, kur filloi periudha e shumë partive në Turqi, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

Sipas informacioneve të përmbledhura nga gazetari i AA-së, AK Partia, e cila hyri në jetën politike turke më 14 gusht 2001 si partia e 39-të e Turqisë nën udhëheqjen e Recep Tayyip Erdogan, feston 25-vjetorin e saj në politikë.

AK Partia u themelua nga “Lëvizja e Njerëzve të Virtytshëm” nën udhëheqjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Recep Tayyip Erdogan.

Theksi i Erdoganit në deklaratën e themelimit “Dita e sotme do të kalojë në historinë e politikës turke si ditëlindja e Partisë AK të themeluar nga njerëz të dashuruar pas shërbimit dhe që nga sot, në Turqinë tonë asgjë nuk do të jetë më si më parë” u pranua si fillimi i një epoke të re në historinë politike turke.

Pas përfundimit të procesit të themelimit, në Mbledhjen e Këshillit Themelues të AK Partisë të mbajtur më 16 gusht, Erdogan u zgjodh me unanimitet votash kryetar i përgjithshëm. Kështu nisi udhëtimi politik i AK Partisë, i formësuar me fitore zgjedhore, duke nxjerrë 4 kryeministra dhe 2 presidentë.

Pesëmbëdhjetë muaj pas themelimit të saj, me sloganin “E vetme, në krye të punës”, AK Partia doli si partia e parë me 34,28 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të 3 nëntorit 2002 në të cilën ajo hyri nën privimin nga lideri i saj Erdogan për shkak të ndalimit politik dhe nën kryesimin e Abdullah Gul-it u formua qeveria e 58-të e Republikës.

​​​​– U hap rruga e politikës

Kryetari i Përgjithshëm Erdogan, pasi u hoq ndalimi i tij politik me ndryshimin e bërë në nenin 312 të Kodit Penal Turk (TCK), bëri hapat e tij në Kuvendin e Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM) duke u zgjedhur deputet në zgjedhjet e përsëritura në Siirt më 9 mars 2003.

Pas dorëheqjes së Qeverisë së 58-të nën kryesimin e Abdullah Gul, Erdogan, i cili u ngarkua me detyrën e formimit të qeverisë nga presidenti i 10-të Ahmet Necdet Sezer, themeloi Qeverinë e 59-të të Republikës së Turqisë më 15 mars 2003 dhe u vendos në postin e kryeministrit.

– Zgjedhje të reja, suksese të reja

AK Partia dha provimin e saj të parë zgjedhor pas qeverisë së themeluar nën kryeministrinë e Erdoganit në zgjedhjet administratave vendore të vitit 2004.

Duke dalë si partia e parë nga zgjedhjet me 41,7 për qind të votave, AK Partia mori drejtimin në gjithsej 1.750 bashki, prej të cilave 12 ishin metropole.

AK Partia, e cila e rriti shkallën e votave të saj në 46,58 për qind në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2007 dhe mbrojti pushtetin e saj e vetme, i përfundoi zgjedhjet vendore të vitit 2009 gjithashtu me shkallën më të lartë të votave.

– Gjyqi i mbylljes ndaj partisë në pushtet

Aktakuza që përfshinte mbylljen e AK Partisë së bashku me kërkesën për ndalim politik për 5 vjet për 71 persona, përfshirë presidentin Gul dhe kryeministrin Erdogan, e përgatitur nga ish-kryeprokurori i Gjykatës së Lartë të Apelit, Abdurrahman Yalçinkaya, iu paraqit Gjykatës Kushtetuese më 14 mars 2008.

Me pranimin e aktakuzës nga Gjykata Kushtetuese më 31 mars 2008, nisi një proces i ri për AK Partinë. Pas pranimit të aktakuzës, e cila kaloi në historinë politike si “aktakuza e Google”-s, vendimi për çështjen u mor më 30 korrik 2008.

Gjashtë nga anëtarët e gjykatës votuan në favor të mbylljes së partisë ndërsa 5 votuan kundër kësaj. Megjithatë, meqenëse nuk u sigurua shumica e kualifikuar e parashikuar në Kushtetutë, gjyqi për mbylljen e AK Partisë u refuzua.– Referendumi i vitit 2010

Një nga provimet e rëndësishme politike të AK Partisë ishte edhe referendumi i vitit 2010 në lidhje me rregullimin që parashikonte ndryshime në Kushtetutën e vitit 1982 që përkoi me 30-vjetorin e grushtit të shtetit të 12 shtatorit. Në këtë referendum nga kutitë e votimit dolën 57.88 për qind vota “pro”.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2011 AK Partia arriti 49.83 për qind të votave, ndërsa në zgjedhjet vendore të vitit 2014 fitoi mbështetje prej 45.54 për qind duke fituar gjithsej 818 kryetarë bashkish, 18 prej të cilave metropole.

– Presidenti i parë i zgjedhur me vullnetin e popullit

Pas përfundimit të mandatit të presidentit Gul, në zgjedhjet e mbajtura më 10 gusht 2014, Recep Tayyip Erdogan u bë presidenti i 12-të i Turqisë, njëkohësisht i pari i zgjedhur direkt nga populli, me 51.79 për qind të votave.

Me zgjedhjen e Erdoganit si president, detyrën e kryetarit të përgjithshëm të AK Partisë e mori përsipër deputeti i Konjës, Ahmet Davutoglu. AK Partia, e cila dha provimin e parë nën kryesinë e përgjithshme të Davutoglut në zgjedhjet e përgjithshme të 7 qershorit 2015 dhe më pas në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 1 nëntor 2015, arriti pushtetin e vetme më 1 nëntor.

Në Kongresin e 2-të të Jashtëzakonshëm të AK Partisë të mbajtur më 22 maj 2016, Binali Yildirim, një nga themeluesit e partisë, u zgodh kryetar i përgjithshëm. Yildirim u bë kryeministër duke formuar Qeverinë e 65-të.

– Përpjekja për grusht shteti e FETO-s më 15 korrik dhe lindja e Aleancës Popullore (Cumhur İttifakı)

Me thirrjen e bërë nga presidenti Erdogan “Ftoj kombin tonë në sheshet e qyteteve tona, në aeroporte” u parandalua përpjekja më e përgjakshme për grusht shteti në historinë e Turqisë e Organizatës Terroriste FETO më 15 korrik 2016, pasi qytetarët dolën para tankeve dhe morën në mbrojtje demokracinë.

Solidariteti i përbashkët i shfaqur nga AK Partia dhe MHP kundër përpjekjes për grusht shteti pas 15 korrikut formoi themelin e Aleancës Popullore. AK Partia hodhi hap të rëndësishëm për Turqinë me referendumin e mbajtur më 16 prill 2017.

Themelet e referendumit të 16 prillit 2017, ku u hapën dyert e një epoke të re për Turqinë, u hodhën më 10 dhjetor 2016 me dorëzimin në Kryesinë e TBMM-së të propozimit për ndryshimin kushtetues që mbante nënshkrimin e 316 deputetëve të AK Partisë, përfshirë edhe kryeministrin Binali Yildirim.

Pas votimeve të bëra mbi nenet, më 10 shkurt 2017 presidenti Erdogan aprovoi ligjin në lidhje me ndryshimin kushtetues dhe e dërgoi në Kryeministri për t’u publikuar për t’iu paraqitur popullit.

Referendumi përfundoi me 51.41 për qind vota “pro” dhe 48.59 për qind vota “kundër”. Kështu në Kushtetutë u hoq dispozita “Ndërpritet lidhja me partinë e tij e atij që zgjidhet president” dhe iu hap rruga e anëtarësimit në parti presidentit Erdogan. Qytetarët vendosën kalimin në Sistemin e Qeverisjes Presidenciale me votat që dhanë.

Presidenti Erdogan nënshkroi deklaratën e anëtarësimit dhe u bë anëtar duke u kthyer pas një ndërprerjeje prej 979 ditësh në AK Parti, nga e cila ishte ndarë pas zgjedhjes presidenciale të vitit 2014.

Presidenti Erdogan u zgjodh sërish kryetar i përgjithshëm i AK Partisë pas 998 ditësh, duke marrë të gjitha 1.414 votat e vlefshme në Kongresin e 3-të të Jashtëzakonshëm të Madh të mbajtur më 21 maj 2017, pas vendimit të marrë për kongres të jashtëzakonshëm.

– Zgjedhjet e 24 qershorit 2018

Me Ligjin nr.7102 për Ndyshimin në Dispozitat Themelore të Zgjedhjeve dhe Listat Zgjedhore si dhe të disa ligjeve të tjera, i cili u mundëson partive politike të krijojnë aleanca zgjedhore, u hap rruga partive politike për të bërë aleancë dhe për të hyrë në zgjedhje për herë të parë në Turqi.

Aleanca e quajtur “Aleanca Popullore” midis AK Partisë dhe MHP-së dha provimin e saj të parë në zgjedhjet e 24 qershorit 2018.

Pas propozimit për zgjedhje të parakohshme që erdhi nga Devlet Bahçeli, kryetari i përgjithshëm i MHP-së me të cilën u bë aleancë politike, Erdogan dhe organet e autorizuara të partisë e vlerësuan këtë propozim dhe u njoftua se zgjedhjet do të mbaheshin më 24 qershor 2018.

Për herë të parë më 24 qershor, votuesit shkuan te kutitë e votimit në të njëjtën ditë si për presidentin ashtu edhe për zgjedhjet e deputetëve.

Erdogan, i cili mori 52.59 për qind të votave në zgjedhje, u bë presidenti i parë i Sistemit të Qeverisjes Presidenciale ndërsa AK Partia arriti ta përfundojë zgjedhjen e saj të 13-të si partia e parë me 42.56 për qind të votave në zgjedhjet e deputetëve.

Erdogan, i cili bëri betimin në TBMM (Parlamentin turk) më 9 korrik, shpalli kabinetin e parë presidencial të sistemit të ri në të njëjtën ditë.

– AK Partia mbajti Kongresin e saj të 6-të të madh të zakonshëm

Në Kongresin e 6-të të madh të zakonshëm të AK Partisë të mbajtur më 18 gusht 2018, Erdogan, i cili mori të gjitha votat e vlefshme, u zgodh sërish kryetar i përgjithshëm me 1.380 vota.

Me ndryshimin e bërë në kongres, “aleanca zgjedhore e partisë politike” e bërë në zgjedhjet e 24 qershorit hyri në statutin e partisë ndërsa në statut u shtua paragrafi “Anëtarësimi në Bordin Ekzekutiv Qendror nuk mund të bashkohet në të njëjtin person me detyrën e zëvendëspresidentit ose ministrisë”.

AK Partia dhe MHP vazhduan “Aleancën Popullore” edhe në zgjedhjet e përgjithshme të administratave vendore. Në këtë drejtim, u bë aleancë në 51 province, 30 prej të cilave metropole ndërsa AK Partia nominoi kandidatë në 27 metropole dhe MHP në bashkitë metropolitane në Adana, Mersin dhe Manisa.

AK Partia arriti të jetë partia e parë edhe në këtë zgjedhje me shkallën e votave prej 44.33 për qind që arriti.

– Pengesa e COVID-19 për procesin e kongresit të zakonshëm

Me udhëzimin e presidentit Erdogan dhe kryetarit të AK Partisë, procesi i Kongresit të 7-të të madh të zakonshëm të partisë filloi në vjeshtë, por për shkak të pandemisë së COVID-19 e cila filloi të kishte ndikim edhe në Turqi në mars, procesi i kongresit që kishte nisur me temën “Ec në rrugën që i beson” u ndërpre.

Pas lehtësimit të kushteve të pandemisë, procesi i kongresit vazhdoi dhe kongresi u mbajt më 24 mars 2021. Erdogan u zgodh edhe një herë sërish kryetar i përgjithshëm i AK Partisë, duke marrë të gjitha 1.428 votat e vlefshme.

– Zgjedhjet e përgjithshme të 14 majit për president dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të legjislaturës së 28-të

Presidenti Erdogan bëri një deklaratë në kompleksin presidencial më 10 mars 2023 dhe me autoritetin e dhënë nga neni 116 i Kushtetutës ai nënshkroi vendimin për përsëritjen më 14 maj të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, të cilat duhet të mbaheshin më 18 qershor.

Më 14 maj, kur u mbajtën zgjedhja e presidentit dhe zgjedhjet e deputetëve të legjislaturës së 28-të, kandidati i Aleancës Popullore, Recep Tayyip Erdogan mori 49.52 për qind të votave, por meqenëse nuk mori 50 për qind plus 1 votë në raundin e parë, ai nuk mund të zgjidhej president. Ndërsa Partia AK nxori 268 deputetë në parlament me 35.62 për qind të votave që mori.

Në raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit të mbajtur më 28 maj, Recep Tayyip Erdogan u zgodh president duke marrë 52.18 për qind të votave.

Duke fituar edhe këto zgjedhje të përgjithshme, AK Partia, e cila arriti të jetë partia e parë në të gjitha zgjedhjet e përgjithshme në të cilat ka hyrë që nga dita e themelimit të saj, vazhdoi të mbajë titullin e partisë që ka qëndruar në pushtet për kohën më të gjatë që nga viti 1946 kur filloi jeta politike shumëpartiake.

Pas zgjedhjeve, AK Partia mbajti Kongresin e saj të 4-të të jashtëzakonshëm të madh më 7 tetor 2023. Presidenti dhe kryetari i AK Partisë, Erdogan, u zgjodh sërish kryetar i përgjithshëm i AK Partisë duke marrë të gjitha 1.399 votat e vlefshme.

Në kongres, 49 emra të rinj morën vend në Bordin e sapozgjedhur drejtues dhe vendimmarrës (MKYK). Ndërsa në Bordin ekzekutiv qendror të AK Partisë, 14 nga 18 emra e ruajtën vendin e tyre.

– Zgjedhjet e administratave vendore më 31 mars 2024

AK Partia fitoi bashki në 24 provinca dhe 357 rrethe duke marrë 35.49 për qind të votave në zgjedhjet e administratave vendore të 31 marsit.

Presidenti Erdogan, në fjalën e tij pas rezultateve të zgjedhjeve, tha: “Do t’i hedhim patjetër hapat e nevojshëm duke peshuar në peshoren e arsyes dhe ndërgjegjes në mënyrën më të saktë dhe më objektive, mesazhet e dhëna nga populli te kutitë e votimit”.

Pas zgjedhjeve, nisi një proces rinovimi në kuadro duke u ndryshuar kryetarët e degëve provinciale të Adi Yaman, Afyonkarahisar, Erzincan, Gaziantep, Kastamonu, Osmaniye, Zonguldak, Rize, Sanlıurfa, Mardin, Kahramanmaras dhe Batman si dhe disa kryetarë degësh rrethesh nga organizatat e AK Partisë.

– Ndryshimi në kuadrot e AK Partisë

AK Partia mbajti kongresin e saj të 8-të të madh të zakonshëm më 23 shkurt 2025 dhe përcaktoi anëtarët e Bordit drejtues dhe vendimmarrës (MKYK) si dhe të Bordit të disiplinës qendrore, Bordit të virtytit dhe etikës politike dhe Bordit arbitrar të demokracisë brendapartiake të selisë qendrore.

Në MKYK-në e re, 36 emra ruajtën detyrën e tyre, ndërsa 39 emra nuk morën vend në drejtimin e ri të partisë. Me pjesëmarrjen e 39 emrave të rinj në bord, 52 për qind e MKYK-së u rinovua.

Në kongres u bë gjithashtu ndryshim në lidhje me nenin 81 të statutit të partisë të përgatitur nga Komisioni i ndryshimit të statutit. Kështu, u themeluan 3 kryesi të reja me emrat Kryesia e Marrëdhënieve me Shtetet Turke, Kryesia e Politikave të Shëndetësisë dhe Kryesia e Politikave të Kulturës dhe Artit.

Nga ana tjetër, kryetarja e Politikave të Mjedisit dhe Urbanizimit të AK Partisë, Sevilay Tuncer, më 9 prill 2026 ia dorëzoi detyrën anëtares së MKYK-së të AK Partisë dhe deputetes së Stambollit, Nilhan Ayan.

Pas Kongresit të 8-të të madh të zakonshëm, nisi procesi i rinovimit në organizatat e AK Partisë. U ndryshuan 15 kryetarë degësh provinciale, përkatësisht në Adana, Adıyaman, Afyonkarahisar, Ardahan, Bitlis, Çanakkale, Diyarbakir, Elazig, Giresun, Karaman, Mugla, Nigde, Ordu, Siirt, Tunceli.

– Procesi “Turqia pa terror”

U përshkrua një distancë e rëndësishme në objektivin “Turqia pa terror”, e cila nisi me thirrjen e liderit të MHP-së Devlet Bahçeli më 22 tetor 2024 dhe u zhvillua me mbështetjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë kuptim, Komisioni i Solidaritetit Kombëtar, Vëllazërisë dhe Demokracisë u themelua me një shkresë të dërguar nga kryetari i TBMM-së, Numan Kurtulmus, te partitë politike të përfaqësuara në TBMM, me qëllim për të bërë punime në fushat e heqjes plotësisht të terrorizmit nga agjenda e Turqisë, forcimit të integrimit shoqëror, përmisimin e unitetit kombëtar dhe vëllazërisë, lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Komisioni filloi punimet e tij më 5 gusht 2025.

Raporti i Komisionit të Solidaritetit Kombëtar, Vëllazërisë dhe Demokracisë u hodh në votim në mbledhjen e 21-të të Komisionit të datës 18 shkurt 2026 dhe u pranua me shumicë të kualifikuar. Ndërsa propozimi i Ligjit për Forcimin e Solidaritetit Kombëtar dhe Integrimit Shoqëror, i përgatitur në kuadër të procesit “Turqia pa terror”, iu dorëzua kryesisë së TBMM-së më 5 gusht 2026.

Me propozimin synohet përcaktimi i procedurave për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të dënimit të dhëna dhe hetimeve e ndjekjeve penale të zhvilluara si dhe i veprimeve të tjera që do të ndërmerren pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” të vendimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me konfirmimin nga institucionet e sigurisë se organizata terroriste PKK/KCK dhe çdo formacion i lidhur me të i kanë dhënë fund pranisë faktike dhe i kanë dorëzuar të gjitha llojet e armëve dhe municioneve që ndodhen nën kontrollin e tyre.

Propozimi i Ligjit, i cili u pranua në Komisionin e Drejtësisë të TBMM-së më 8 gusht, u miratua dhe u bë ligj me 467 vota “pro”, 87 “kundër”, 7 “abstenim”, 2 “të dyfishta” në seancën e përgjithshme të TBMM-së më 10 gusht.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Haxhiu kujton Hasan Prishtinën në 93-vjetorin e vr@sjes

Haxhiu kujton Hasan Prishtinën në 93-vjetorin e vr@sjes

7 minuta më parë
KRU “Prishtina” zhvillon aksione në kryeqytet, shkyç disa konsumatorë për borxhe

KRU “Prishtina” zhvillon aksione në kryeqytet, shkyç disa konsumatorë për borxhe

1 orë më parë
Haxhiu: Kosova e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zj@rreve dhe në kërkim-shpëtim

Haxhiu fton në takim liderët e partive të martën

2 orë më parë
Fehim Sali dërgohet në par@burgim për një muaj, dyshohet për spiúnazh

Fehim Sali dërgohet në par@burgim për një muaj, dyshohet për spiúnazh

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH