Finalja e parë e Conference League do të zhvillohet në “Air Albania” në Tiranë më 25 maj, ndërkohë që sot do të përcaktohen grupet e këtij kompeticioni.
Prej orës 13:30 do të hidhet shorti dhe ambasadorë të finales janë Lorik Cana dhe Nihat Kahveci, dy ish-futbollistë.
Ish-kapiteni i Shqipërisë dhe ish-sulmuesi i Turqisë do të asistojnë në hedhjen e shortit. Cana do të futet në historinë e futbollit shqiptar, pasi asnjë lojtar tjetër që ka veshur fanellën kuqezi nuk e ka bërë më parë diçka të tillë.