Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, përcjell KosovaPost.
Takimi u mbajt në selinë e KFOR-it në “Camp Film City” në Prishtinë, ku u diskutua për situatën e sigurisë në rajon.
Sipas KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş theksoi përkushtimin e misionit të udhëhequr nga NATO për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Ndërsa mandati i tij si komandant i KFOR-it po i afrohet fundit, në mesin e tetorit, Ulutaş shprehu mirënjohje për Prattipati për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Ai po ashtu vlerësoi kontributin e gjatë dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it.


























